Shumë shpesh ju kemi sjell dhe vazhdojmë t’iu sjellim lajme bombastike, super ekskluzivitete nga sportet e ndryshme vendore dhe jo vetëm, dhe një tillë po ua sjellim edhe këtë herë.

Spekulimet e ditëve të fundit rresht ardhmërisë së sulmuesit fantastik Labinot Osmani morën fund para pak minutash.

Nuk do të jetë Besa siç dikush dikush e tha me bindje të madhe, por kampioni i Kosovës Feronikeli, që arriti ta transferoi tashmë ish anëtarin e Prishtinës, shkruan ekskluzivisht Korneri.net.

Pas bisedimeve që patën për disa orë zyrtarët e klubit së bashku me Osmanin, u arrit marrëveshja dy palëshe dhe nga pranvera Labinoti do të vesh fanellën e Feronikelit.

Korneri.net mëson se këtë përforcim e ka kërkuar trajneri Afrim Tovërlani, që e kërkon titulline  dytë rresht me Feronikelin pasi ia ka të gjitha premisat për ta përsëritur suksesin e vitit që po e lëmë pas.

 

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Nga stinori 2018/19 katër skuadra italiane në Champions League
Artikulli tjetërEkskluzive: Rashica në janar te skuadra malazeze?