Adriano Galliani ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm të Rossonerëve për më shumë se 30 vjet, poor, puna e tij me Milanin përfundoi këtë vit kur Presidenti Silvio Berluskoni ia shiti klubin investitorit kinez Yonghong Li në muajin prill, shkruan “Korneri.net”.

Megjithatë, ish-drejtori simpatik i Milanit mund t’i kthehet shpejt botës së futbollit apo më saktë te gjiganti i madh spanjoll, Real Madridit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo dhe La Stampa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka propozuar një rol të ri në Bordin e Drejtorëve për 73-vjeçarin Galliani.

Galliani ishte gjithashtu i lidhur me një pozicion si shef i Serie A ose federatës italiane të futbollit./Korneri.net.

Artikulli paraprakEkskluzive: FFK tentoi negociatat me supertrajnerin kroat, por….
Artikulli tjetërDikush largohet, dikush transferohet! Kjo është loja “puzzle” te Barcelona