E ardhmja e Shkodran Mustafit gjithnjë e më shumë larg Valencias. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i “lakuriqëve”, Garcia Pitarch, gjatë një interviste për mediat spanjolle.
“Nuk kemi gjendje të mirë financiare dhe na duhen paratë. Kemi buxhet të kufizuar dhe nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, Mustafin do ta shesim”, deklaroi Pitarch.
Një sinjal i mirë ky për Arsenalin, që me një ofertë mbi 20 milionëshe mund ta marrë shqiptarin në “Emirates”.
Për reprezentuesin i Gjermanisë ishte i interesuar edhe klubi i Chelseat.