Sipas burimeve e mediave italiane, të afërta me klubin italian Inter, zyrtarët kinez janë duke përgatitur një projekt afatshkurtër për të dominuar në futbollin italian dhe atë evropian, duke transferuar futbollistë të nivelit botëror.

Raportohet poashtu se aksionerët kinez të Inter, e kanë në planë që të sjellin në klub emrat më të njohur të futbollit botëror, duke mos pyetur fare për çmime në tregun e transferimeve.

Emri kryesorë që ka hyrë në këtë projekt tepër ambicioz te Interit është ylli botëror i gjigantit spanjoll Barcelona, Lionel Messi, por për të nuk do të ketë ofertë deri në verën e vitit 2018.

Artikulli paraprakJu kujtohet Adel Taarabt? Ish-rossoneri në janar rikthehet në Serie A?
Artikulli tjetërJuventus, javën e ardhshme arrihet marrëveshja me yllin belg