Një lajm i madh është duke qarkulluar në mediat angleze. Premier League po mendon të mbyllë kampionatin e sivjetmë, duke ndjekur shembullin e Belgjikës.

Lajmin bëhet i ditur nga Pierpaolo Marino, shefi ekzekutiv i Udineses. Kujtojmë që klub italian ka të njëjtë pronarë te Watfordit, andaj Marino duket i bindur se kampionati nuk do të rifillojë.

“Federata belge e ka mbyll kampionatit, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga UEFA. Anglia po bëhet gati të publikojë një vendim të ngjashëm pasi situata atje po bëhet shumë e rëndë. E kam fjalën për Premier League. Ne duhet t’i shmangemi këtij rreziku, nuk ka rëndësi se sa kohë do na duhet. Jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo për atë të vjetrin”, u shpreh Pierpaolo Marino. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here