Mbrëmë dy golat e Milik me numrin 99 në shpinë, nuk është se e kujton Higuainin. Por, fanella me numrin 9’ edhe më tutje është në kërkim të pronarit të vërtetë te Napoli, e për këtë gjë presidenti De Laurentis po punon intenzivisht. Po flitet për një rikthim senzacional të Edinson Cavanit i cili ndeshjen kunëdr Milanos e shikoi nga tv, dhe mbeti i entuziazmuar. Il Matador, disa herë ka thënë se Napoli është në zemrën e tij.

Marrëveshja u arrit– Sipas Corriere dello Sport, Cavani dhe Napoli kanë arritur marrëveshje, dhe tash duhet të bindet klubi i tij Paris SG. Lojtari dëshiron kthimin në Napoli pasi dy fëmijët e tij Bautista dhe Lucas nuk e lëshuan kurrë qytetit italian, dhe ky është një motiv shtesë për uruaijanin i cili është vetëm (11 gola) larg rekordit të të madhit Maradona.

Napoli ëndërron, De Laurentis shpreson, andaj kthimi i Cavanit nuk është më një utopi.

Artikulli paraprakGaray kthehet në La Liga
Artikulli tjetërZaza zyrtarisht i West Ham