Mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami dhe mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka pritet që të pranojnë ftesën e përzgjedhësit Albert Bunjaki për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.

Burime të Gazetës Express brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, njoftojnë se Behrami dhe Xhaka pritet që të luajnë për Kosovën në kualifikimet për Kupën e Botës, ‘Rusia 2018’.

Behrami në shumë deklarata ka thënë se është i lumtur të Zvicra, por në fund ka ndërruar mendje, ndërsa Xhaka duket se nuk i ka tejkaluar problemet që kishte me De Biasin gjatë Kampionatit Evropian.

Behrami dhe Xhaka pritet të ndjekin hapat e dy ish futbollistëve të Kombëtares, Milot Rashica dhe Alban Meha, të cilët së fundmi zgjedhën të luajnë për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here