LeBron James është vënë në qendër të zërave të merkatos së NBA orët e fundit.

Ylli i Cleveland Cavaliers prtiet të lërë skuadrën kampione të Lindjes në vitin 2018, për të kaluar në Konferencën e Perëndimit. Sipas një prej gazetarëve më të besueshëm përsa i përket NBA, Adrian Wojnarowski, destinacioni i mundshëm për “The King” duket se do të jetë Los Angeles Lakers.

“Nuk ka asnjë garanci që James të qëndrojë te Cavaliers. Te Cleveland dhe në instancat e larta të NBA e dinë se ai është shumë pranë largimit nga Ohajo me destinacion Kaliforninë dhe LA Lakers mund të ishte një zgjedhje e mirë”, shkruan Wojnarowski në artikullin e tij.

Zërat për largimin e James nga Cleveland bëhen akoma më të fortë edhe për faktin se basketbollisti e ka shfaqur edhe më parë dëshirën për të provuar aventura të reja te skuadra legjendare e Lakers. Për më tepër, një problem më vete për Cleveland është edhe aspekti financiar, me skuadrën nga Ohajo që nuk duket se ka rezerva të mjaftueshme për të sjellë emra të rinj në skuadër, edhe pse është folur shumë për blerjen e lojtarëve të tillë si Chris Paul, Carmelo Anthony apo Paul George.

Dhe për t’ia arritur kësaj, Cleveland do t’i duhet që të nxjerrë në merkato një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij, siç është Kevin Love.

/Top-Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here