Në bazë të raporteve të mesnatës nga portalet britanike, Manchester United i’a ka vënë syrin yllit brazilian të Barcelonës, Neymar.

Çmimi i Neymar vazhdimisht është thënë që kap shifra shumë të larta, por dukët që zyrtarët e United nuk e kanë problem këtë gjë. Për Neymar thuhet se United ka të gatshme 180 mln funte, të cilat edhe mund të pranoheshin nga Barcelona.

Neymar pak kohë më parë kishte vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, kurse një ofertë zyrtare e nivelit si kjo e Manchester United ndoshta do ishte edhe ndryshim i ambientit për ish-anëtarin e skuadrës braziliane Santos.

Artikulli paraprak100 herë “El Matador”
Artikulli tjetërTorino me dy super-goditje në janar, synohet një vend në Evropë sezonin e ardhshëm