PSG kërkon një trajner që në muajin janar. Ky është lajmi i bujshëm që ka shpërndarë sot gazeta sportive franceze “L’Equipe”, e cila tregon se drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me teknikun aktual, Unai Emery.

Sheiku Naser Al-Khelaifi deklaroi pas ndeshjes me Bajern Mynih se ishte “shumë i zhgënjyer nga loja e ekipit” dhe këto fjalë nuk i referoheshin lojtarëve, por trajenrit, i cili nuk ka arritur të mbrojë identitetin e lojës së skuadrës së tij, e cila u mund dy herë në javën e fundit, në kampionat dhe Europë.

Mendohej se largimi i Emeri do të kryhej që në verë, kur i mbaron kontrata, pasi spanjolli nuk shihet me sy të mirë për shkak të problemeve që kishte krijuar me lojtarë të ndryshëm si Kavani apo Nejmar. Por tani gazeta franceze insiston se bëhet fjalë për një largim të tij më të shpejtë. “Ai është personi që gjendet në syrin e ciklonit. Disa persona brenda klubit nuk e shohin si të aftë për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë sezon, ndaj mbështetin fuqimisht largimin e tij që në dimër”, shkruan gazeta në fjalë.

Klubi parisien kërkon një trajner të njohur për të ardhmen dhe tre objektivat e tij dihen prej kohësh që janë Diego Simeone, Antonio Conte dhe Jose Mourinho. Nëse afrimi i ndonjë prej tyre që në janar do të bëhej realitet, atëherë kjo do të sillte një ndryshim shumë të rëndësishëm në panoramën e futbollit europian, duke ndikuar edhe në kampionatet e tjera.

Artikulli paraprakDigitalb Kupa: Formacionet zyrtare Vllaznia – Llapi
Artikulli tjetërLargimi tjetër nga Sigal Prishtina