Sulmuesi fantastik nigerian, Otto John, është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme te lideri i Vala Superligës së Kosovës Trepça 89′.
John sot shënoi dy gola në fitoren e madhe të mitrovicasëve në Pejë ndaj Besës me rezultat 2:3, kurse pak minuta më parë ai ishte i pranishëm në emisionin sportiv të “Tribuna Channel”, ku moderatori e pyeti nigerianin nëse në drejtim të tij do vinte një ftes nga Kosova se cila do të ishte përgjigjja e tij, ai pa hezituar fare tha se do ta pranonte me shumë knaqësi.
Në fakt, nuk ka diçka konkrete pse spekulative për një ftesë të mundshme nga selektori i Kosovës Albert Bunjaki për Jonh, mirëpo një gjë është e sigurtë se ai është një sulmues me shumë të ardhme dhe shumë cilësor.