Sipas informacioneve më të fundit në mediat italiane, 18-herë kampioni italian Milan është duke e shqyrtuar mundësinë e huazimin të Gianluca Lapadula, i cili nuk është në planët e Vincezo Montellas për edicionin e ri të garave.
Lapadula ishte përforcimi i parë i Milanit në merkaton verore, i cili u transferua nga Pescara, por sipas mediave në Apenine është pikërisht Pescara skuadra e mundshme ardhshme e sulmuesit.