Në fillim pritet finalizimi i marrëveshjes ndrëmjet zyrtarëve të tanishëm të Milanit dhe pronarëve të rinj kinez, ku më pas do të fillojë projekti i madh për ndërtimin e një skuadre të fuqishme si ka ka hije 18-herë kampionit italian, raporton “Korneri.net”.

Sipas raporteve më të fundit në mediat italiane, Fassone dhe Mirabelli kanë nisur kontaktet me yllin kilian të Bayern Munchen, Arturo Vidal, i cili mund të jetë përforcimi i madh i Milanit në merkaton e verës që po vjen.

Nga ana tjetër mediat gjermane bëjnë të ditur se Vidal është i lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea, mirëpo dëshira e tij e madhe është që të rikthehet në Serie A, kështu që Milan pritet ta shfrytëzojë këtë fakt.

Artikulli paraprakHedhet shorti nga FIFA për botërorin 2019! Kosova dhe Shqipëria në të njejtin grup…
Artikulli tjetërZyrtare: Mbyllet sezoni për yllin e Juventusit! Mesazhe inkurajuese nga shokët e tij….