Kampioni aktual i Kosovës, Trepça89 nuk ka të ndalur në afatin kalimtar duke e përforcuar në maksimum skuadrën pak para ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Zekrija Ramadanit, me anë të faqës zyrtare facebook, ka zyrtarizuar transferimin e ish sulmuesit të Përfaqësuesës së Kosovës, Kushtrim Lushtaku. Drenicasi vjen nga një eksperiencë e gjatë jashtë vendin si kampionati gjerman, suedez dhe ai shqiptar, ndërkohë së fundmi ishte pjesë e Kukësit si dhe Flamurtarit të Vlorës.

Lushtaku u përdorë nga trajneri Albert Bunjaki, në disa ndeshje miqësore derisa kishte fituar një penallti në ndeshjen ndaj Omanit, të cilën Kosova e pati fituar me rezultat minimal 1-0.

Artikulli paraprakRonaldo i ka prerë flokët për një arsye të “çmendur” (FOTO)
Artikulli tjetërShpresa e madhe e Barcelonës është largimi i Thomas Tuchel