I konsideruar si sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, Usain Bolt kërkon të lërë gjurmë edhe si DJ.

Të shtunën në mbrëmje atleti xhamajkan, rekordmeni i botës në 100 e 200 metra, ka qenë në një lokal nate, Alumbra, në Melburn të Australisë, ku ka luajtur rolin e DJ dhe 30-vjeçari nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e tij, duke vendosur kufjet në vesh dhe vendosur muzikë për të pranishmit në lokalin e natës përgjatë gjithë mbrëmjes, deri në orët e para të mëngjesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here