Torino-Udinese ndajnë pikët në javën e 17-të të Serie A, me ndeshjen që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja foli më shumë për vendasit, megjithatë ishin mysafirët ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

U deshën rreth 81 minuta lojë, që Udinese të merrte avantazhin me golin e realizuar nga Zarraga. Ndërsa në minutën e 88’ Ilic realizoi një perlë të vërtetë dhe i dha barazimin ekipit të tij.

Pas javës së 17-të Torino renditet në vend të 10-të me 24 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 16-të me 14 pikë.

Ndërkohë Bologna merr një fitore të rëndësishme ndaj Atalanta-s në shtëpi, me takimin e raundit të 17-të që u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, teksa goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Ferguson në minutën e 86’.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Liverpool-Arsenal
Artikulli tjetërInter nuk e lëshon pozitën e parë, Verona fiton ndeshje të rëndësishme