Seanca stërvitore e KF Gjilanit e paraparë për të premtën, nuk është zhvilluar fare, mëson “Korneri.net”. Futbollistët e Gjilanit të pakënaqur që nuk kanë marr pagat e tyre saktësisht që 45 ditë, ka shtyrë që të bojkotojnë stërvitjet vetëm një ditë para ndeshjes kampionale kundër Lirisë në Prizren.
Paknaqësia e lojtarëve në një mënyrë apo tjetrën u vërejtë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Llapit, me ç’rast Gjilani humbi në shtëoi 0-1, dhe bojkoti i lojtarëve vjen në një moment shumë të keq, ndërsa nga ana tjetër duhet arsyetuar edhe zyrtarët e klubit të cilët nganjëherë mund t’i vonojnë pagat për shumë arsye, duke shtuar se deri më tani kanë qenë jashtëzakonisht korrekt dhe të rregullt me të gjithë.
Ndeshja kundër Lirisë në Prizren, do të del në pah frustrimi apo jo të futbollistëve gjilanas.