Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër tashmë po shiten në tregun e zi dhe se çmimi i tyre shkon deri në 500 euro. Kërkesa për biletë ishte e madhe, ndërsa ato janë shitur për pak minuta, pasi dolën në shitje nga FFK-ja.

FFK-ja ka thënë se biletat janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur me biletë të shitur në tregun e zi.

Por sipas Blick, kërkesat në tregun e zi janë shumë të mëdha.

Kosova dhe Zvicra luajnë sonte nga ora 20:45. 

© KOHA.

Artikulli paraprakGolashënuesi më i ri në historinë e Spanjës, por Yamal ende nuk është 100% i iberikasve
Artikulli tjetërBelgjika fitoi disi, Carasco vendimtar