Klubi më i madh kosovar i basketbollit,  Prishtina, ka realizuar ndoshta transferimin më të madh në histori të basketbollit në vendin tonë.

Besoni apo jo kryeqytetasit kanë marr në radhës e saj basketbollistin që dikur ishte pjesë e NBA,  Biram Faye, i cili pa asnjë dyshim pritet të bëjë dallimin e madh në parketet tona në çdo ndeshje, shkruan Korneri.net

21-vjeçari nga Senegali ishe pjesë e San Antonio Spurs në NBA duke shkëlqyer me paraqitjet e tij, dhe kështu pritet të ndodh edhe në Superligën e Kosovës.

Faye ka luajtur më parë dhe në Spanjë me Girona, ndërsa ishte vetë klubi që bëri publik lajmin. Drejtuesit e klubit nuk nguruan të pozojnë me lojtarin, që është i gjatë 2.08 metra, dhe pritet të jetë një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here