Lajm shumë i keq për mbrojtësin e Trepçës, Blerim Berisha.
Ai ka thyer katër brinjë në ndeshjen Feronikeli-Trepça e cila u takoi vendasve me rezultat 5:1.
Berisha në një duel të fortë me Bujar Shabanin, ra në tokë dhe menjëherë kërkoj ndihmën e mjekut.
Më vonë është konstatuar se ai ka thyer brinjët dhe për disa javë ai do të qëndroj në spital. Sipas të gjitha gjasave karriera e tij mori fund pikërisht këtu pasi riaftësimi i tij mund të zgjatë shumë, dhe duke e dituar se ai tashmë i ka kaluar të 30-tat.
Gjendja e tij nuk është shumë e mirë, meson “Korneri.net”, por si redakasi i urojmë shërim sa më të shpejtë.

Artikulli paraprakPronarët e rinj kinezë befasojnë Montellan
Artikulli tjetërEdhe Koulibaly në lsitën e Interit