Njëri ndër sulmuesit më të mirë kosovar nuk do të luajë në ndeshjen ndoshta kryesore të Vala Superligës që zhvillohet të shtunën në Drenas ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

Fjala është për Blerand Kurtishaj, i cili në derbin rajonal kundër Drenicës padrejtësisht u ndëshkua me karton të kuq, dhe ndihet shumë keq që nuk do të mund të luajë në fundjavë kundër kaltër e bardhëve.

Kurtishaj foli ekskluzivisht për “Korneri.net”, rreth këtyre dy ngjarjeve aspak të mira për të.

“Kartoni kuq jo vetëm i imi po asnjë karton i kuq nuk duhej të egzistonte në ndeshje. Fërkimet në mes lojtarëve gjatë ndeshjes janë shumë normale në gjithë botën e sidomos në  ndeshjet derbi  ku emocionet janë shumë të mëdha. Gjyëtari Bajram Gashi në vend që të  bëjë vetëm qortim për të dytë, ai  dha kartonat e kuq, pra fjalën e fundit e tha tëparën, mirëpo ka ndodhur dhe duhet shikuar përpara dhe të harrohet ajo ndeshje.

Normal që ndeshja me Prishtinen është ndoshta ndeshja më e fortë e sezonit dhe ta humbësh atë do të thot shumë peër mua si lojtar. Mirëpo, unë kam besim te skuadra ime dhe shoket e mi,  Feronikeli ka shumë lojtarë që mund të më zevendësojnë në menyrën më të mirë,  prandaj kam besim shumë te madh te shokët e mi të skuadrës, dhe mendoj që do të shënojmë fitore në këtë ndeshje” tha në fund Kurtishaj të cilin e falënderojmë shumë për intervistën.

 

Artikulli paraprakEkskluzive: Lapidar Lladrovci rrëfen gjithçka rreth karrierës së tij për “Korneri.net” [FOTO]
Artikulli tjetërPescara interesohet për Lorik Canën