Klubet kosovare mund të kenë shërbimet e mesfushorit ofanziv dhe shumë të talentuar Blendi Memaj.

Kjo për faktin se futbollisti 23-vjeçar, nuk dëshiron të luaj jashtë vendin sepse kërkon klub kosovar ku mund ta vazhdoj karrierën, andaj klubet tona mund t’i sigurojnë shërbimet e tij pasi aktualisht është lojtar i lirë, shkruan ekskluzivisht Korneri.net

Ish anëtari i Lirisë, Besiktasit, Rabotniqkit, Trepçës ’89 dhe Istambul Beylikdüzüspor, pret ofertat nga klubet kosovare të cilat sigurisht se nuk do të jenë të pakta duke e ditur cilësinë që e posedon lojtari i cili mund të kryej shumë punë në mesfushë edhe pse pozita e tij më e preferuar është mesfushori ofanziv apo menjëherë pas sulmuesve. Ditëve të ardhshme priten lajmet më të reja për ardhmërinë e tij. /Korneri.net

Artikulli paraprakEkskluzive: Llapi afër shërbimeve të sulmuesit të dëshmuar [FOTO]
Artikulli tjetërStrakosha drejt Liverpoolit, Tare mendon për Casillas