Siç raporton “Bild”, klubi i Lepzig dhe Milot Rashica janë mjaftë afër të nënshkruajnë kontratë.
Werder Bremen nuk është pajtuar me shumën prej 15 milionë eurosh të ofruara javë më parë nga Leipzig që mund të shkonte me bonuse deri në 18 milionë, por duket se palët mund të pajtohen të arrijnë marrëveshje në rast se Leipzig e rrit ofertën në 22-25 milionë euro, përcjell Korneri.net
Po ashtu edhe portali gjerman Tag24, që ka qenë i pari që ka njoftuar lajmin për bisedimet shumë serioze në mes klubeve, është i bindur se marrëveshja do të finalizohet shumë shpejt pasi sipas informacioneve të fundit Leipzig do të pranoj kushtet e vëna nga Werder, pasi i duhet një futbolist krahu pasi klubi e shiti Timo Werner te Chelsea, dhe reperzentuesi i Kosovës sipas këtyre burimeve i përmbush kërkesat e Leipzig. /Korneri.net