Shumë ndeshje interesante u zhvilluan në orën 19.00 në kuadër të Europa League.

Një xhiro pa përfunduar faza e grupeve tashmë shumë skuadra kanë siguruar vend në 32 skuadrat më të mira të kësaj gare, dhe pa dyshim se të njëjtën e kërkojnë edhe shumë të tjera prej orës 21.00 kur në program janë edhe 10 ndeshje, shkruan Korneri.net.

Ndeshja më dramatike u zhvillua në San Mames, ku Atl.Bilbao fitoi pas disavantazhit 1:2 përballë Hertha Berlinit që në pushim shkoi me epërsi pas golave të Leckie dhe Selke, kurse dy golat e barazimit i shënoi sulmuesi Adiriz nga penalltia.
Fitoren e madhe Bilbaos ia siguroi Ëilliams pak para fundit. Bilbao është tashmë në pozitën e dytë me 8 pikë, dy më pak se lideri Ostersund që mposhti Zorya 2-0, dhe dy pikë më shumë se Zorya kundërshtari i radhës për baskët.

Koln mposhti Arsenalin 1-0 me golin e Guirassy nga penalltia, dhe tash skuadra gjermane ka kaluar në pozitën e tretë me 6 pikë s aka edhe C.Zvezda që barazoi pa gola në udhëtim te Bate Bosrisov që është në lojë pasi ka 5 pikë, kurse Arsenali veç është kualifikuar.

Salzburg e siguroi plasmanin tutje si lider nga grupi I, pas triumfit 3-0 ndaj Guimaraes.
Në të njëjtin grup skuadra turke Konyaspor lëshoi mundësi të artë që të kaloi e dyta në tabelë që e mban Marseille, pasi pikërisht francezët barazuan rezultatin në sekondat e fundit edhe pse luanin me një futbollist më pak. Marseille ka 7 pikë, dy më shumë se Konyaspor.

Mario Balotelli me dy gola të shënuar që në pjesën e parë ndaj Ëaregem, ia mundësoi Nice kualifikimin tutje si skuadra e dytë pas Lazios që luajti baraz 1-1 në shtëpi me Vitesse. Milot Rashica luajti 69 minuta pasi u zëvendësua.

Në grupin e fundit L, gjithçka ishte kryer më herët psi Zenith dhe Sociedad siguruan dy pozitat e para, dhe këto i përforcuan pas fitoreve të shënuara 2-1 ndaj Vardarit, respektivisht 0-1 ndaj Rosenbord. /Korneri.net

Artikulli paraprakDo të jesh drejtues te Milani? Ja si është përgjigjur Kaka….
Artikulli tjetërU dënua me 9 vjet burg për përdhunimin e shqiptares, reagon Robinho