Pas Atletico Madrid, Athletic Bilbao mposht edhe Sevillan, duke vrarë shpresat e skuadrës andaluziane që ëndërronte titullin.

Unai Simon ishte njeriu i ndeshjes i cili me pritjet e tij ndali Sevillaj që në fund u ndëshkua nga goli i Inaki Williams, finalizim që i dha tre pikët skuadrës së Marcelino Garcia Torral. Sevilla nëse do të fitonte këtë sfidë do të mbetej 3 pikë pas Atleticos dhe do të shkonte me besim në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Realit.

Por tashmë pas kësaj disfate ëndrrat janë shuar, dhe titulli do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here