Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, 2 klubet angleze janë gati të hidhen në sulm për futbollistin e Juventusit, Paulo Dybala, sigurisht duke përfituar nga zhgënjimi i argjentinasit për humbjen në finalen e Cardiffit.

Manchester United e kishte vënë Dybala-n edhe më parë në planet e tij duke parë edhe dëmtimin e Zlatan Ibrahimovic. Sigurisht që Rashford bëri një punë të mirë në vend të suedezit, por anglezët kanë nevojë për një emër të rëndësishëm për të përforcuar kandidaturën e tyre në garën për titullin kampion.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” ishin shumë pranë blerjes së Griezmann, por vendimi i CAS për bllokim të merkatos së Atletico-s, frenoi çdo lëvizje. Kjo shtyu Jose Mourinho që të hedhë sërish sytë nga Dybala, kartoni i të cilit kushton pothuajse aq sa edhe ai i Griezmann./Korneri.net.

Artikulli paraprakTestohen reflektorët në stadiumin “Adem Jashari”
Artikulli tjetërZyrtare: Belotti – Milan, drejtori sportiv i Torinos zbulon të vërtetën e madhe