Paris SG është gati të thyej rekordin më të madh ndonëjherë duke sjell portierin slloven Jan Oblak. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Franca dhe Spanja, klubi i pasur Paris SG po përgatitë ofertën prej 100 milionë euro, që automatikisht do të thyente rekodin e të famshmit Gigi Buffon i cili edhe më tutje mbetet portiere më i shtrenjtë në botë me 52 milionë euro i transferuar nga Parma te Juventus, shkruan Korneri.net.

Oblak para pak ditësh nënshkroj kontratë me Atl.Madrid deri në vitin 2022, dhe automatikisht klauzola e tij është rrit në 100 milionë euro, por si duket president i PSG, është bërë nervoz apo po dëshiron t’iu bëjë me dije të gjithëve se është në gjendje të bëjë edhe çmenduri të tilla.
Atl.Madrid ka zgjidhje tjera në portë, dhe me këtë shumë parash sigurisht se do të përforcohet jashtëzakonisht shumë gjatë dimrit kur edhe i skadon dënimi nga UEFA. /Korneri.net

Artikulli paraprakFiorentina i përgjigjet Milanit: Për Kalinic asnjë cent më pak se 30 mln euro….
Artikulli tjetërPSG në bisedime edhe për James Rodriguez