Shënoi dy gola në ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City, dhe menjëherë interesimi për të u shtua nga dy klubet që kanë buxhet të madh parash.
Pikërisht klubi anglez ka ndez dritën jeshile për ta transferuar, mirëpo pas dygolëshit të shënuar përballë Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale, në garë futet dhe atë më seriozisht se askush tjetër Real Madridi, shkruan Korneri.net.

Duket se mbretërit e kanë marr me seriozistetin maksimal këtë çështje dhe me shumë gjasa do të thyejnë rekordin e Paul Pogba i cili verën e kaluar nga Juventus kaloi te Man.United për 105 milionë euro. Sulmuesi i ri më i mirë në botë është dakorduar fillimisht me skuadrën e tij dhe me Real Madridin atje ku do të transferohet për rekord 130 milionë euro, mëson Korneri.net.

Por, sipas lajmeve të fundit thuhet se Mbappe ka kërkuar nga Reali që të huazohet te Monaco edhe për një vit tjetër apo më saktë edhe gjatë edicionit 2017/18, e më pas do të kaloj në Santiago Bernabeu si futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Artikulli paraprakEnrique beson në mrekulli ndaj Juventusit
Artikulli tjetërPrioritetet e Milanos dhe presidentit të ri janë të veçanta