KB Trepça ka pësuar disfatën e dytë nga Tirana në kuadër të Ligës Ballkanike.

Në një atmosferë mjaftë të mirë në “Minatori”, Trepça edhe pse pati mundësi në fund nuk arriti të kishte vëmendjen e duhur, kështu që Tirana me plotë meritë
arriti të shënojë fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë më e mirë për Tiranën, pasi ishte më e organizuar në mbrojtje dhe më efikase se sa skuadra vendase, kurse Trepça pati momentet e saj më të mira të ndeshjes në pjesën e dytë.

Krejt në fund në sajë të lojës më të organizuar dhe efakisitit në çastët vindimtare të ndeshjes, Tirana arriti fitore në “Minatori” me rezultat 68:74.

Më efikasët te Trepça ishin Scott dhe Stutz me nga 19 përkatsisht 16 pikë, kurse për musafirët më prodiktivët ishin Hysenagolli dhe Karaj me nga 17 pikë.

Artikulli paraprakYjet që ishin afër largimit nga Chelsea, por me ardhjen e Conte-s…?
Artikulli tjetërE pabesueshme: Inter pëson humbje në Izrael dhe eliminohet nga Europa League