Burime të “Korneri” të afërta me klubit kryeqytetas Sigal Prishtina bëjnë të ditur se ndeshja e radhës në program në kuadër të Balkan League, Sigal Prishtina – Beroe, rrezikon të mos zhvillohet për shkak të ftohtit të madh dhe probleme me ngohje në palestren e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Gjithnonë sipas burimeve tona, ndeshja Sigal Prishtina – Beroe mund të shtyhet për më vonë, pasi që në gjendjen aktuale në palestren me parket të ri në kryeqytet mund të shtyjë skuadrën musafire të ankohet tek organizatorët, kështu që me gjasa të mëdha zyrtarët e “bardhekaltërve” mund të bëjnë kërkesë për shtyerjen e kësaj ndeshje.

Artikulli paraprakZenelaj rrëfehet para ndeshjes debutuese ndaj BEROE
Artikulli tjetër117 vjet nga starti i kampionatit italian