KB Peja e ka fituar ndeshjen e sontme ndaj Kumanovës, duke bërë një hap drejt finales së këtij edicioni në Balkan League.

Peja sonte mposhti Kumanovën me rezultat 83:79, por duhet theksuar se kishte mundësi që ta fitonte ndeshjen me rezultat shumë më të thellë.

Nisur nga vet rrjedha e ndeshjes, Peja tregoi lojë më të mirë se kundërshtari gjatë 40 minutave lojë, duke treguar kompaktësi si në mbrojtje poashtu edhe në sulm, pasi kundërsulmet sonte u treguan mjaftë produktive, por disi ra në koncentrim në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë mundësi kundërshtarit që të humbasë me rezultat shumë të ngushtë.

Nga ana tjetër Kumanova ishte rezistente në çerekun e dytë dhe të tretë, pasi të dytin barazoi dhe të tretin e fitoi, kurse pejanët arritën që të tregojnë lojë të jashtëzakonshme në çefekun e parë dhe të fundit.

Më efikasët të Peja sonte ishin Miljanic me 15, Veseli 14 dhe Abranovich 22 pikë të shënuara, kurse te Kumanova u dalluan Brown 33, Zivanovic 10 dhe Pekovic 8 pikë të realizuara.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të zhvillohen me 29 mars në Kumanovë, kurse Pejës në takimin e ardhshëm i duhet koncentrim maksimal për të mos e humbur epërsinë e krijuar në ndeshjen e sontme në “Karagaqi”.

Artikulli paraprak“Bomba” e mbrëmjes vjen nga Spanja: Barcelona surprizon botën me ofertë konkrete për yllin e Real Madrid
Artikulli tjetërLajm katastrofik për Milanin