Ndeshja e fundit e javës në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) do të zhvillohet në Prizren, ku Bashkimi në “Sezai Surroi” e pret ekipin bullgar Rilski Sportist me fillim nga ora 19:30.

Prizrenasit do të përpiqen të përsëritin performancën e dëshmuar dy ditë më parë kundër një tjetër klubi bullgar, Akademik Bultex 99 dhe kështu të shënojnë një tjetër fitore para shikuesve të tyre.

Për të ndodhur kjo trajneri Takianos do të llogaris në përformancë të mirë të Zekiqit, Hannan, Motley dhe Knight si dhe në mbrojtjen agresive. Në fakt mbrojtja e fortë e Bashkimit ka qenë arsyeja kryesore e fitores së skuadrës prizrenase të shënuar ditë më parë.

Në anën tjetër ekipi i vetëm i pamposhtur deri më tani Rilski Sportist është në formë të mirë dhe kështu do të përpiqet të vazhdoj edhe në ndeshjen kundër Bashkimit. Trajneri Hadjisotirov ka një roster shumë të mirë, me lojtar në secilën pozitë, të cilët mund të shkaktojnë probleme në çdo moment./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Dalin në shitje biletat për botërorin “Rusia 2018”, befasojnë amerikanët….
Artikulli tjetërInter befason tifozët me transferimin e parë të dimrit [FOTO]