Gjilanit i ka mjaftuar pjesa e dytë për të deklasuar Drenicën në shtëpi. “Skifterat”, kanë mposhtur drenicakët me rezultat të pastër 4-1.

Skuadra e Arbnor Morinës ishte e papërmbajtshme gjatë pjesës së dytë kur shënoi katër herë me anë të Haxhimusës, i cili ishte i pandalshëm për mbrojtjtën e kundërshtarit. Madje Haxhimusa realizoi 4 herë brenda tetë minutave lojë nga minuta 47 deri 55.

Golin e nderit për Drenicën e shënoi Kreshnik Lushtaku.

Gjilani aktualisht ka 44 pikë dhe rradhitet i gjashti, teksa Drenica është e shtata me 37 sosh.

Artikulli paraprakLlapi nuk ndalet mposhtet edhe Feronikeli
Artikulli tjetërEkskluzive: Pas titullit kampion me Trepçën ’89, Zekirija Ramadani intervistohet nga “Korneri.net”