Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thuhet se ishte shumë afër shkarkimit tronditës qysh në fillim të këtij edicioni pasi “Blutë” u mposhtën me lehtësi nga Liverpooli dhe Arsenali radhazi në Premierë Ligë gjatë muajit shtator.

Conte arriti në “Stamford Bridge” pas Kampionatit Evropian ku shkëlqeu me Italinë, transmeton portali arbresh.info. Por, trajneri italian pësoi me fillim disa disfata që rrezikonin vazhdimin e tij tek gjiganti në Angli.

“Tek disfata e pësuar kundër Arsenalit, ku ata u goditën fortë, Conte ishte shumë shumë afër zëvendësimit si trajneri i Chelseas”, tha Neil Ashton, gazetari anglez në “The Sun”.

Taktikisht, Chelsea kishte humbur plotësisht shpresat në “Emirates”. Skuadra e Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës i gjunjëzoi “Blutë” me golat nga Alexis Sanchez, Theo Walcott dhe Mesut Ozil duke i dhënë fund derbit qysh në pjesën e parë.

“Chelsea harroi atë ngjarje bazuar në raportet nga mediat sepse njerëzit nuk ishin të bindur rreth asaj. Por është e vërtetë që ai ishte shumë afër largimit”, shtoi tutje Ashton.

Artikulli paraprakOfertë bombastike nga Kina për yllin e Barcelonës
Artikulli tjetërKameruni dhe Egjipti diskutojnë titullin e më të mirit në Afrikë