Besnik Hasi do të jetë trajneri i ri i skuadrës greke të Olimpiakosit, duke thyer kështu një tabu, që një shqiptar të drejtojë në stol një prej ekipeve më të mëdha në Greqi.

Në finalen e Champions League, trajneri 45 vjeçar ka pasur një takim me disa nga njerëzit e rëndësishëm të klubit, madje thuhet se ka folur edhe me presidentin. Vangjelis Marjanaqis, i cili është një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Greqi.

Sipas “Skai.gr”, akordi është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i trajnerit në krye të stolit.

Por, drejtuesit e skuadrës greke kanë pasur dy kushte për teknikun shqiptar. Ai duhet të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Greqisë si dhe të shkojë sa më larg të jetë e mundur në Champions League dhe këto kushte janë pranuar nga Hasi, transmetojnë mediet shqiptare./Korneri.net.

Artikulli paraprakKina ‘infekton’ edhe kombëtaren e Italisë….
Artikulli tjetërPremier League apo Serie A? Ylli kolumbian në udhëkryqin e madh të karrierës