Basketbollistja e Përfaqësueses së Kosovës U-16, Besjana Martinaj ka zënë vend në Pesëshen më të Mirë të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni C që është zhvilluar në Andorra prej 18 deri më 23 korrik.

Kosova U-16 e ka përfunduar aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C në vendin e katërt.

Basketbollistet e reja kosovare në luftë për medalje të bronztë janë mposhtur nga Malta me rezultat 61:28 dhe kështu është dashur të kënaqen me pozitën e katërt në këtë Evropian. Kosova U-16 në këtë garë i ka regjistruar dy fitore, ku së pari e ka mposhtur Uellsin, më pas Maltën pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale është mundur nga nikoqiri, Andorra, derisa në luftë për pozitën e tretë pas dëshpërimit të eliminimit në gjysmëfinale, janë mposhtur bindshëm nga Malta, të cilën ditë më parë e kishin mundur.

Artikulli paraprakKosova U-16 e katërta në Kampionatin Evropian, Divizoni C në Andorra
Artikulli tjetërKosova U20 e 20-ta në Kampionatin Evropian, Divizioni B