Ky edicison ka qenë më i miri në histori të Besitkasit në Ligën e Kampionëve, sepse përveç kualfikimit tutjr nga pozita e parë nga grupi G, me 14 pikë të mbledhura loja e tyre sivjet ka qenë spektakolare. Kampioni turk mposht Leipzig-un, në udhëtim 1:2 me golat e Alvaro Negredos dhe Anderson Talisca, kurse për gjermanët shënoi Naby Keita.

Në ky grup tutje kaloi edhe Porto që shkeli Monacos 5:2. Abaoubacar i shënoi dy golat e parë, për ta ngushtuar epërsinë Ghezzal, por Brahimi në fund të pjesës së parë sërish e çoi epërsinë në dy gola.
Kamil Glick nga penalltia e ktheu në lojë Monacos, por ishte e lotëe pasi Telles dhe Soares shënuan golat e radhës për rezultatin final. Leipzig në Europa League, Monaco në shtëpi. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiverpool me goleadë tutje si lider, Sevilla në fazën tjetër me barazim, rusët e Spartak në E.L
Artikulli tjetërReali dhe Tottenhami përfundojnë grupin me fitore