Besiktas me plot meritë shënoi fitore 4:1 ndaj Olympiacos në kuadër të 1/8 së finales në Europa League, dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 kaloi në çerekfinale.
Pothuajse gjithçka mori fund që në pjesën e parë kur turqit shënuan dy herë me golat e Vincent Aboubakar dhe Ryan Babel, kurse grekët menduan se mund të përmbysin gjithçka kur Tarik Elyounoussi shënoi gol shumë të bukur.
Në 15 minutat e fundit Besiktas shënoi dy golat tjerë me Ryan Babel dhe Cenk Tosun.

Artikulli paraprakBindet Berlusconi: Kinezët tashmë afër Milanit
Artikulli tjetërPërse Borussia Dortmund postoi mesazhe pro Erdoganit?