Shkolla e futbollit “Besëlidhja”, nga kryeqendra e Kosovës, të martën me datë 21 mars 2017, me gjeneratën U-12 do të udhëtojë drejt Turqisë respektivisht në qytetitn e bukur bregdetar të Alanyas ku do të marr pjesë në turneun internacional “Turkish Holidays Spring 2017”, aty ku do të konkurojë me skuadra të ndryshme e të fuqishme nga mbarë europa.

Kontigjenti i skuadrës prishtinase do të qëndrojë për gjashtë ditë në këtë turne dhe do të vendoset në kompleksin e bukur të “Eftalia hotels”.

Skuadra në këtë turne do të udhëhiqet nga trajnerët e mirënjohur Isa Sadriu e Halil Halili, teksa në dispozicion do të kenë këta futbollistë:

1. Endrit Behrami
2. Ideal Maxhuni
3. Amar Biçku
4. Triumf Ramadani
5. Gegë Lllalloshi
6. Lendrit Gashi
7. Luan Asllani
8. Reis Rexhepi
9. Florian Sopi
10. Ermal Gerguri
11. Leonis Gerguri
12. Alp Idrizi
13. Ensar Ismaili
14. Arlind Maqedonci

Për ecurinë e parapërgatitjeve për këtë aventurë të njomakëve të kësaj shkolle për redaksinë e Korneri.net, foli trajneri gjilanas Halili Halili, i cili u shpreh se tashmë skuadra është e kompletuar dhe e gatshme për këtë sfidë interesante. “Tashmë jemi kompletuar dhe përgatitur si grup për Turnerun e Antalias, ku do të marrim pjesë me gjeneratën U-12. Gjithçka ka shkuar deri tani sipas parashikimeve tona dhe tani jemi të fokusuar vetën në turne, ku shpresojë se do të tregojmë lojëra të mira dhe mbi të gjitha pres që në këtë turne të shpalosim gjëra pozitive dhe të tregojmë se Kosova, ka të ardhme të ndritur”, përfundoi Halili.

Duhet theksuar se shkolla e futbollit “Besëlidhja”, prej vitesh bashkëpunon me akademinë e futbollit të gjigandit turk Galatasaray, dhe pjesëmarrja në këtë turne është vetëm vazhdimësi e aktiviteteve të shumta që kjo shkollë ofron për futbollistët e saj, pasi në të kaluarën shpeshherë me futbollistët e kësaj shkolle ishin pjesmarrëse në aktivietet e Galatasaray.

 

 

 

Artikulli paraprakLista e futbollistëve të ftuar nga Albert Bunjaki
Artikulli tjetërZyrtare: ‘El Clasico’ zhvillohet me këtë datë dhe në këtë orë ideale për evropianët…