Debutuesi Besart Berisha ka thënë se Kosova nuk kishte fat në humbjen ndaj Islandës me rezultat 2 me 1.
“Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë. Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina. Ato gola nuk është dashur t’i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje”, ka thënë Berisha.