Futbollisti kosovar, Besart Berisha, ka shënuar gol ndaj ish skuadrës së Brisbane Roar në fitoren e Melbourne Victory me rezultat 3:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit australian.

Përpos golit të Berishës në këtë ndeshje, dy golat tjerë u shënuan nga Troisi dhe Rojas, kurse golat për Brisbane i shënuan Petrator dhe Domachie (autogol).

Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin australian, Melbourne Victory, gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë, 4 më pak se lideri Sydney, kurse Brisbane radhitet në vendin e katërt me 21 pikë të tubuara

Artikulli paraprakFOTO/ Gjergj Muzaka bëhet farmacist: Futbolli nuk zgjat përgjithmonë
Artikulli tjetërTejkalohen taleshat, Llullaku prezantohet te skuadra e re [VIDEO]