Besart Berisha ka falënderuar tifozët e skuadrës së Melbourne Victory, për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtij sezoni futbollistik, ndërsa ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë fansat e tij në Shqipëri dhe Kosovë.

Berisha ka vendosur që të rikthehet në Kosovë për të kaluar pushimet.

“Faleminderit tifozëve të Victory për këtë vit. Unë po kthehem në shtëpi”, deklaroi Berisha.

Pas pushimeve në vendlindje, ai do t’i bashkohet edhe Kosovës për ndeshjen ndaj Turqisë.

Artikulli paraprakMilan lë prapa Interin, Juven e Romën
Artikulli tjetërDy portierë shqiptarë në Ligën e Europës