Skuadra pejane Besa, shënoi një tjetër fitore në Vala Superligë. Këtë herë ata mposhtën Lirinë me rezultat 2-0, për tu ngritur edhe më shumë të renditjen tabelare. Pejant shënuan nga një gol në të dyja pjesët, ndërsa golashënuesit ishin Leart Emini dhe Fatih Karahoda.
Prizrenasit po vazhdojnë me lojëra jo të mira në udhëtim pasi nuk rrezikuan pothuajse asnjëherë skuadrën vendase e cila gjithmonë luan lojë të mirë në shtëpi dhe mposht çdo kundërshtarë të mundshëm.