Besa e Pejës si zakonisht nuk e ka aspak problem të shënojë fitore para tifozëve të vet ndaj Ferizajt 2-0, dhe me tri pikë të reja i bashkohet në krye të tabelës Prishtinës dhe Trepçës 89 që kanë pikët e plota. Pejanët ishin në çdo aspekt të lojës më të mirë se kundërshtarët dhe me meritë fituan edhe tri pikë të reja me autogolin e Mirsad Idrizit dhe Qemajl Elshanit.

Në ndeshjet tjera Llapi mposhti 2-1 Trepçën me golin e Egzon Sinanit të shënuar dy minuta para fundit, ndërsa Hajvalia humbi në shtëpi nga Drenica 0-1.

Artikulli paraprakFeronikeli gjunjëzohet edhe në Gjilan
Artikulli tjetërZyrtare: Vëllezërit Zekiqi në Trepçë