U mendua se pas fitorës ndaj Prishtinës në javën e parë ë, Drita do të ketë punë të lehtë ndaj Besës në “Shahin Haxhiislami’, në Pejë. Por skuadra dukagjinase edhe pse dukshëm më e dobësuar këtë vit i’a terroi me rezultat 2-0, Dritës super të përforcuar për këtë edicion.
Besa shënoi në të dy pjesët nga një gol. Fillimisht gjatë pjesës së parë Altin Merlaku kaloi pejanët ne epërsi, teksa zëvendësuesi Balaj me golin e tij heshti ekipin e trajnerit Zuzaku.
Në vazhdim Drita pati iniciativë të plotë në fushë, por përkundër kësaj nuk arriti të lë gjurmë para mbrojtës së ngjeshur të Besës.
Drita pas kësaj disfate mbetet me tre pikë në tabelë ashtu sikurse Besa, që pas dy jave ka tubuar po aq pikë.