Sulmuesi Qemajl Elshani është bërë futbollisti kryesor i Besës së Pejës, pasi po i shënon të gjitha golat e skuadrës së tij. Ai ka shënuar në pesë ndeshje rresht, që bëhet automatikisht futbollisti i vetëm në Kosovë në dy dekadat e fundit që ka shënuar në pesë ndeshje të një pas njëshme.
Ishte minuta e 20-të, kur Elshani shënoi golin e parë, ndërsa Xhevdet Shabani shënoi golin e dytë kundër ish-skuadrës së tij, dhe normalisht se nuk iu gëzua golit. Drita po hynë edhe më shumë në krizë të rezultateve, ndërsa Besa ngritet sërish në pozitën e tretë.