Besa e Pejës e ka mposhtue Dritën e Gjilanit dhe ka kaluar në çerekfinale të kupës, në një përballje ku nuk ishin të mjaftueshme 90 minuta lojë për ta mësuar fituesin, i cili u kualifikuar vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë prej 1 me 1. Diar Miftaraj kaloi vendasit në epërsi, duke shënuar në minutën e 43.

Kurse shifrat për klubin gjilanas i barazoi Përparim Livoreka, kur po zhvillohej minuta e 75, që ishte edhe rezultati i kohës së rregullt.

Por, në vazhdime vendasit u treguan më efikas pasi shënuan edhe dy herë, përmes Edmond Turkut në minutën e 97, si dhe Fitim Kasapit që shënoi në minutën e 115.

Artikulli paraprakFetahaj e dërgon Lirinë në çerekfinale
Artikulli tjetërNapoli fitoi te Chievo, asiston Hysaj