Besa e Pejës ka siguruar fitore në kuadër të xhiros së 23-të në superligë, duke mposhtur Gjilanin në udhëtim me rezultat 0:1 me golin e Xhevdet Shabanit.

Duhet theksuar se pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, ku pati raste të mira shënimi por munguan golat.

Në pjesën e dytë, Besa ishte më kërkuese ku edhe arriti të realizoj golin e fitores përmes Shabanit.

Pas kësaj fitoreje Besa mbanë pozitën e pestë me 40 pikë, kurse Gjilani mbetet në të gjashtin me 30 pikë të mbledhura.

Artikulli paraprakDerbi lokal me spektakël: Lideri fioi bindshëm
Artikulli tjetërMjaftoi goli i Cuadrados, Lazio ndalet