Skuadra më e mirë kosovare e pasluftës, Besa Famiglia ka shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj Trepçës me rezultat 27-21, dhe në këtë mënyrë depërtoi në finale të Kupës së Kosovës atje ku do të përballet me Kastriotin që më herët mposhti Prishtinën.
Pejanët e nisën fuqishëm ndeshjen ashtu siç pritej dhe seria prej 7:0 ishte e pakapshme për mitrovicasit t cilët nuk shënuan gol në tetë minutat e para. Prej këtij momenti e tutje pejanët e menaxhaun për mrekulli epërsinë dhe me lehtësi e përmbyllën ndeshjen me fitore plotësisht të merituar.

Golashënuesit më efikas te Besa ishin, Jon Muqolli, nipi i të famshmit Arben Muqolli i cili është trajner i Besë, dhe Drilon Tahiukaj me 6 gola të shënuar.
Te Trepça u dalluan Lindrit Fetahu me 8 gola, kurse Sali Maxhera dhe Astrit Shala i shtuan nga 4.

Artikulli paraprakS’ka më bileta në Juventus Stadium!
Artikulli tjetërBombastike: Kapiteni legjendar mund ti bashkohet rivalëve nga Premier League