Asnjë befasi edhe në finalen e Kupës së Kosovës në hendoll. Skuadra më e mirë kosovare Besa Famiglia shënoi fitore të lehtë 31:19 ndaj Ferizajn për ta ngrit për herë të 10-të, këtë trofe të çmuar. Pejanët vëtem në tetë minutat e para të ndeshjes hasën në rivalitet nga hendbollistët ferizajas, dhe me kalimin e kohës gjërat shkuan ashti siç pritel
20-10, përfunduan 30 minutat e para, dhe pjesa e dytë ishte formalitet për pejanët që kanë skuadër larg më të mirë të vendin tonë, shkruan Korneri.net.

Më meritorët në këtë triumf ishin, Jon Muqolli me 6 gola, njëherësh hendbollisti më i mirë i këtij edicioni, dhe Nejc Poklar me 5.
Nga ana tjetër më efikasi te Ferizaj ishte Qendrim Ibrahimi me 4 gola. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Afrim Tovërlani jep dorëheqje
Artikulli tjetërBashkimi fitoi ndaj Pejës, Play-off nis me epërsi për prizerenasit